
Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest. Kështu raporton “Politico”, duke cituar burime se Shërbimi Sekret po përgatitet për samitin në Hungari.
Më herët u fol se takimi do mbahej në Gjenevë. Vetë Zvicra është treguar e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis në një intervistë për CNN.
“Jemi të gatshëm për një takim të tillë dhe jemi mirënjohës për besimin që na është dhënë,” tha Cassis në kuadër të një konference diplomatike në Bernë. “Ne gjithmonë kemi shprehur vullnetin tonë, por gjithçka varet nga gatishmëria e fuqive të mëdha”, shtoi ai.
Ai tha se, nëse Presidenti Putin do të merrte pjesë në ndonjë takim në Zvicër, qeveria zvicerane do të ndërmerrte masa të veçanta për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ndaj tij.
Lini një Përgjigje