TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 19:06

"BE ka gati paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë", Kaja Kallas: Nuk i besojmë Putinit!

Shkruar nga Pamfleti

"BE ka gati paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë",

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaia Kalas tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të godasë ekonominë e luftës së Rusisë. Ajo u shpreh se paketa e radhës e sanksioneve kundër Moskës pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.

Gjatë një video-konference me Këshillin Evropian, Kalas theksoi se “uniteti mes liderëve të BE-së ishte i dukshëm” ndërsa shtoi se ka vendosur sigurinë e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë në krye të agjendës për takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së BE-së.

“Nuk mund t’i besojmë presidentit rus për asnjë premtim apo angazhim. Prandaj, garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta dhe të besueshme, për të parandaluar që Rusia të rimblidhet dhe të sulmojë sërish”, shkroi Kalas në një postim në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje