TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2026, 13:57

"Ndërpresim sulmet ndaj sektorit energjetik", Zelensky propozon armëpushim me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti
"Ndërpresim sulmet ndaj sektorit energjetik", Zelensky propozon
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka propozuar një armëpushim të përqendruar në sektorin energjetik, duke deklaruar se Ukraina është e gatshme të ndalojë goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse edhe Rusia ndërmerr të njëjtin hap.

Ai bëri të ditur se së fundmi partnerët evropianë kanë përcjellë mesazhe për uljen e sulmeve ndaj sektorit të naftës në Rusi, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet.

Zelensky u shpreh gjithashtu i hapur për një armëpushim të përkohshëm gjatë festës së Pashkëve, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të nisur një proces de-përshkallëzimi të konfliktit.

“E theksoj edhe një herë se nëse Rusia është e gatshme të mos e sulmojë sektorin energjetik të Ukrainës, ne nuk do ta sulmojmë sektorin e tyre të energjisë si kundërpërgjigje,” deklaroi ai.

Sektori energjetik, veçanërisht ai i naftës, mbetet thelbësor për Ukrainën, si për mbështetjen e operacioneve ushtarake, ashtu edhe për sektorin bujqësor, që përbën një nga bazat kryesore të ekonomisë së vendit.

Lini një Përgjigje