TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2024, 10:17

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja në Toskanë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali.

Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve të ujit në zonën e Montecatini Val di Cecina. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.

Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.

Lini një Përgjigje