Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit kërcënon ta zhysë Lindjen e Mesme në “luftë totale”.
“Mund të them se jemi pothuajse në prag të luftës totale,” tha diplomati, i cili do të merrte pjesë në një takim të homologëve të tij të G7 në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
“Nëse kjo nuk është pothuajse një situatë lufte, nuk e di se si do ta quani,” këmbënguli ai, duke iu referuar numrit të madh të viktimave civile në Liban.
Sulmet e rënda ajrore izraelite kundër qindra pozicioneve të Hezbollahut vranë të hënën 492 njerëz në Liban, përfshirë 35 fëmijë, sipas autoriteteve në vend.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh thellësisht i shqetësuar nga numri i viktimave civile në Libanin jugor dhe lindor të bombarduar nga ushtria izraelite, tha zëdhënësi i tij.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka frikë se ky përshkallëzim midis Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah, mund ta tërheqë rajonin në një spirale të pakontrollueshme.d
Lini një Përgjigje