TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2024, 10:23

Moment i sikletshëm! Biden ngrin sërish në skenë, Obama i vjen në ndihmë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Moment i sikletshëm! Biden ngrin sërish në skenë, Obama i
Joe Biden dhe Barack Obama

Një tjetër incident i sikletshëm ndodhi me presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka ngelur i “ngrirë” në skenë dhe u desh të tërhiqej nga Barack Obama gjatë të një eventi për fushatën e tij zgjedhore në Los Anxhelos, në mbrëmjen e së shtunës.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij Barack Obama dhanë për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel.

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena. Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.

shba joe biden

Lini një Përgjigje