TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2024, 08:23

Nga bisedimet te vallëzimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane gjatë samitit të G7

Shkruar nga Pamfleti
Nga bisedimet te vallëzimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane
Foto Ilustrim

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbyllur samitin e G7 me një kërcim. Në videon e postuar nga kryeministrja italiane në rrjetet sociale pas tri ditëve të G7 në Borgo Egnazia të Pulias, ajo shihet duke kërcyer “pizzica-n”, një kërcim tipik popullor pulian.

Në videon e shëprndarë në rrjetet sociale shihet edhe shtrëngimi i duarve me Papa Françeskun, fotot me drejtuesit, koncerti i Andrea Bocellit. Dhe përfundon me kryeministrin që kërcen nën ritmin e “pizzica-s”.

"Ishte një nder për Italinë që organizoi dhe priti G7. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme", ka shkruar ajo në postimin shoqërues të videos e cila u bë menjëherë virale.

 

giorgia meloni

Lini një Përgjigje