TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2024, 07:57

Mitsotakis bisedë telefonike me Trump, i bën ftesë të vizitojë Greqinë

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis bisedë telefonike me Trump, i bën ftesë të

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Zyra e shtypit në qeverinë greke informon opinionin se biseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës, kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë mes dy vendeve.

Më tej Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar.

Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë. 

Lini një Përgjigje