TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2024, 07:36

 Hamasi dhe Ukraina, Trump përzgjedh kongresmenin që do t’i besojë postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

 Hamasi dhe Ukraina, Trump përzgjedh kongresmenin që do t’i

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur kongresmenin nga Florida, Michael Waltz, si Këshilltarin e ardhshëm për Sigurinë Kombëtare, sipas dy burimeve të njohura me çështjen, raportoi CBS News.

Waltz është një mbështetës i kahershëm i Trump dhe javën e kaluar fitoi sërish zgjedhjet për një mandat të tretë në Kongres.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare këshillon presidentin mbi çështjet e sigurisë kombëtare. Ky rol ka qenë historikisht me ndikim dhe është një nga disa pozitat që nuk kërkojnë konfirmim nga Senati.

Ndër konfliktet që Waltz do të duhet të menaxhojë në këtë rol janë luftërat midis Izraelit dhe Hamasit dhe Ukrainës dhe Rusisë.

Lini një Përgjigje