
Kamala Harris u shfaq për herë të parë krah Presidentit në detyrë, Joe Biden, që nga humbja e demokratëve në zgjedhjet 5 nëntorit 2024.
Presidenti i SHBA vendosi të hënën një kurorë për të nderuar ushtarët e rënë gjatë shërbimit në Ditën e Veteranëve. Kjo shënon paraqitjen e tij të parë me zv.Presidenten, që nga humbja e saj në zgjedhje javën e kaluar.
Ceremonia e mbajtur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit është shfaqja e parë e Harris në publik që nga fjalimi i saj i 6 nëntorit, në të cilin ajo pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale.


Demokratët kanë filluar diskutime të brendshme për atë që la pas humbja e Harris, ndërsa disa vënë në dukje këmbënguljen e Biden për të kandiduar sërish në moshën 81-vjeçare, pavarësisht se kishte premtuar për të qenë një president urë për gjeneratën e ardhshme.
Biden dhe Harris, të dy të veshur me kostume të errëta, vendosën duart në kraharor para ceremonisë së vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
Presidenti mbajti fjalën në Amfiteatrin Memorial të varrezave, duke falenderuar veteranët për shërbimin dhe sakrificën e tyre.
Lini një Përgjigje