TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Mars 2024, 20:00

Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Pas çdo lufte fshihet industria e armëve, koha që Ukraina të ngrejë flamurin e paqes!

Shkruar nga Corriere della Sera

Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Pas çdo lufte fshihet

Luftën e bëjnë dy palë, jo një. Të papërgjegjshmit janë ata të dy që bëjnë luftën...

Papa Fraçesku ka reaguar ashpër mbi luftën që po ndodh në Gaza dhe në Ukrainë. Ai kërkon që Kievi të ngrejë flamurin e bardhë, teksa atë që po ndodh në Gaza e cilëson si një luftë që po bëhet nga të papërgjegjshmit. Po ashtu ai ka denoncuar edhe një herë tmerrin e luftës "pas së cilës fshihet industria e armëve".

Deklaratat e Papës janë bërë gjatë një interviste dhënë televizionit italozviceran (RSI) të regjistruar në shkurt, por që do të transmetohet më 20 mars. Tone shumë të ashpra, ato të përdorura nga Papa në lidhje me të dy konfliktet që po gjakosin planetin, atë në Lindjen e Mesme dhe atë mes rusëve dhe ukrainasve.

Duke iu referuar konfliktit në Rripin e Gazës, Papa Françesku tha: “Çdo ditë në orën shtatë pasdite telefonoj famullinë e Gazës. Gjashtëqind njerëz jetojnë atje dhe tregojnë atë që shohin: është një luftë. Dhe luftën e bëjnë dy palë, jo një. Të papërgjegjshmit janë ata të dy që bëjnë luftën”. “Pastaj nuk ka vetëm luftë ushtarake – nënvizoi Papa –, është “lufta guerile”, si të thuash, e Hamasit për shembull, një lëvizje që nuk është ushtri. Është një gjë e keqe”.

Françesku zbuloi gjithashtu: “U dërgova një letër hebrenjve të Izraelit për të reflektuar mbi këtë situatë. Negocimi nuk është kurrë një dorëzim. Është guximi të mos e çosh vendin drejt vetëvrasjes”.

Koncepti i negociatave u përsërit edhe nga Papa në lidhje me konfliktin në Ukrainë. “Unë besoj se ata që e shohin situatën, ata që mendojnë për njerëzit, ata që kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë janë më të fortë. Dhe sot mund të negociohet me ndihmën e fuqive ndërkombëtare. Fjala negocio është një fjalë e guximshme”, ka vijuar ai.

Sipas Papës, kur sheh se je i mundur, se gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guxim për të negociuar.

Të vjen turp, por me sa vdekje do të përfundojë? Negocioni në kohë, kërkoni ndonjë vend që të veprojë si ndërmjetës. Sot, për shembull në luftën në Ukrainë, ka shumë që duan të veprojnë si ndërmjetës. Turqia u ofrua për këtë. Dhe vende të tjera. Mos ki turp të negociosh përpara se gjërat të përkeqësohen”, shtoi ai.

Sipas tij, në fund të gjithçkaje janë interesat e tregut të armëve: “Gjithmonë ka ndonjë situatë gjeografike ose historike që shkakton një luftë... Mund të jetë një luftë që duket e drejtë. Por pas një lufte është industria e armëve, dhe kjo do të thotë para”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje