Sëmundja e epilepsisë së tij është e ditur publikisht, siç janë edhe përballjet e tij me kancerin. Në mesin e fushatës zgjedhore vitin e kaluar, Erdogan u sëmur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive. Mungesa e lirisë së shtypit dhe njohja e problematikave shëndetësore të së kaluarës i shtojnë në vend se t’i pakësojnë thashethemet...
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka nisur një tur takimesh në SHBA. Ai u takua të enjten me homologun e tij, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, si dhe me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan. Ndërkohë të premten mori pjesë në një takim jo publik të Fondacionit SETA.
Udhëtimi i Fidan mund të jetë një pasojë, por jo për arsyet që pret presidenti amerikan Joe Biden dhe ai turk Recep Tayyip Erdogan. Udhëtimi i tij në Uashington shënon të parën vizitë nga një zyrtar i lartë turk që kur Turqia, hoqi pengesën ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Joe Biden e mori detyrën në fillim të vitit 2021 duke e kritikuar ashpër Erdoganin. Ai priti 3 muaj për t’i telefonuar pas marrjes së detyrës, dhe shpërfilli kundërshtimet e Erdogan. Qëndrimi i tij ishte në kontrast të plotë me presidentin Barack Obama, i cili e përshkroi Erdoganin si një nga miqtë e tij më të ngushtë të huaj, madje bëri edhe shaka duke thënë se kishte marrë disa këshilla nga udhëheqësi turk se si t`i rriste vajzat e tij, një shaka e çuditshme kjo duke pasur parasysh rastet e feminicidit në rritje nën qeverisjen e Erdoganit.
Ish-presidenti Donald Trump, ishte kryesisht i respektueshëm ndaj Erdogan përtej një krize të shkurtër që kishte lidhje me arrestimin e pastorit Andrew Brunson nga Turqia. Përpara rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, Erdogan e akuzoi Joe Bidenin se kërkonte ta rrëzonte nga pushteti.
Zyrtarisht, Fidan synon të rigjallërojë marrëdhëniet SHBA-Turqi. Mbrojtja dhe bashkëpunimi energjetik janë në krye të axhendës, siç është edhe diskutimi i luftërave aktuale në Ukrainë dhe Gaza. Fidan mund të kërkojë edhe një vizitë zyrtare të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë përpara fundit të këtij vitit.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi, Sekretari i Shtetit Antony Blinken e paraqiti një ftesë të tillë. Por në prapaskenë, Fidan ka një tjetër axhendë. Në Turqi qarkullojnë zëra për shëndetin e 70-vjeçarit Erdogan. Në vitin 2006, shoferi dhe truprojat e tij e mbyllën aksidentalisht në makinën e tij të blinduar, dhe ai humbi përkohësisht ndjenjat.
Sëmundja e epilepsisë së tij është e ditur publikisht, siç janë edhe përballjet e tij me kancerin. Në mesin e fushatës zgjedhore vitin e kaluar, Erdogan u sëmur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive. Mungesa e lirisë së shtypit dhe njohja e problematikave shëndetësore të së kaluarës i shtojnë në vend se t’i pakësojnë thashethemet.
Diskutimet mbi pasuesin e udhëheqësit aktual janë shumë të përhapura në Turqi. Komploti është pjesë e qënësishme e kulturës politike turke. Erdogan mori dikur një nxitje të rëndësishme në ambiciet e tij për t'u bërë kryeministër kur ish-zyrtarët amerikanë si Richard Perle e prezantuan atë në qarqet e pushtetit në Uashington.
Prandaj ai supozon se të tjerët do të kërkojnë “dritën jeshile” të Uashingtonit për ta rritur aq shumë profilin e tij sa për të marrë një ditë drejtimin e Turqisë. Kjo është një nga arsyet pse Erdogani spastroi nga qeveria dhe partia Ministrat e Jashtëm të mëparshëm si Abdullah Gül dhe Ahmet Davotuglu, pasi ata promovuan privatisht emrat e tyre si zëvendësuesit e tij të mundshëm.
Pas atyre spostimeve, favoriti kryesor nisi të ishte dhëndri i Erdogan, Berat Albayrak. Por keq-menaxhimi i ekonomisë prej tij në rolin e Ministrit të Financave, dhe tradhtia e supozuar ndaj vjehrrit të tij i ka shuar ambicie të tilla. Hakan Fidan është një politikan shumë ambicioz.
Qëndrimi për shumë vite në detyrën i kreut të shërbimit sekrete turk, e bën atë të paprekshëm. Turqit thonë se ai di shumë për Erdoganin, korrupsionin por edhe për rivalët e atij vetë. Pas vdekjes së tij, ai do të jetë aty. Ai është si shefi legjendar i FBI-së Amerikane J.Edgar Hoover por me më shumë steroide.
Portofoli aktual i Fidan si Ministër i Jashtëm përbën në thelb një ndryshim kozmetik, duke e zbutur imazhin e një njeriu më të njohur për vrasje, mbështetjen e terroristëve që i shërbejnë interesave gjeostrategjike të Turqisë apo rrëmbimeve të kundërshtarëve politikë që jetojnë jashtë shtetit sesa si një shtetar.
Por në vend se të ushqejë ambiciet e Fidan, unë besoj se administrata Biden duhet që t’i dekurajojë ato. Sepse Hakan Fidan është ndoshta i vetmi njeri në Turqi që është më i rrezikshëm se vetë Erdogan. Që nga koha kur ishte një zyrtar i ri, simpatitë e tij ndërkombëtare ishin më shumë të lidhura me Republikën Islamike të Iranit sesa me Perëndimin.
Ndërsa kur ishte shef i shërbimit sekret, demaskoi qëllimisht operacionet ushtarake izraelite kundër programit bërthamor të Iranit dhe ofroi mbështetje logjistike, në mos edhe financiare dhe materiale si për Shtetin Islamik, po ashtu edhe për Hamasin.
Fidan gëzon një popullaritet të madh tek turqit e thjeshtë. Kur Erdogan u kthye kundër Fethullah Gulen, një aleat i dikurshëm i kthyer në një teolog rival, Fidan organizoi spastrimin e ndjekësve të Gulenit në qeveri, ushtri, media dhe sektorin privat.
Nën mbikëqyrjen e Fidan si shef i shërbimit sekret, Turqia rrëmbeu disa disidentë nga të arratisur në Kosovë, Kenia dhe Kirgistan. Ndërsa Erdogan e quajti tentativën për grusht shteti të vitit 2016 si “një dhuratë nga Zoti”, pasi i dha mundësi të shtypte rivalët gulenistë (por edhe kundërshtarët e tjerë), Fidan është vetëm një nga rrethi i ngushtë i zyrtarëve turq që dinë historinë e vërtetë rreth grushtit të shtetit dhe rolin e shtetit në të.
Por në vend se të shtronte tapetin e kuq për Hakan Fidan, apo të forconte ambiciet e tij për të pasuar Erdoganin, një strategji e mirë-menduar do të mbronte më mirë interesat e SHBA-së, sigurinë rajonale dhe lirinë por edhe aftësinë e vetë Turqisë për të ecur përpara duke lulëzuar.
Nëse ka ndonjë figurë që meriton vendosjen e sanksioneve sipas Aktit Global Magnitsky, ai është pikërisht Ministri i Jashtëm i Turqisë.
Vendosja e tij në listën e të korruptuarve dhe atyre që kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur me të drejtat e njeriut, do t'i jepte turqve mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë aleate të lirisë më shumë së sa partnere të një njeriu, ambicia e të cilit është nënshtrimi i tyre edhe për 2 dekada të tjera. /Përshtati “Pamfleti” nga “19 FortyFive”
Shënim: Michael Rubin, drejtor i analizës së politikave në Forumin e Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje