Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me mungesën e mbështetjes nga NATO, duke mbajtur një qëndrim kritik dhe të rezervuar për efektivitetin e veprimeve të SHBA-së dhe Izraelit në Iran.
Duke folur në një konferencë të organizuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung më 27 mars 2026, Mertz deklaroi se veprimet aktuale të administratës amerikane nuk synojnë uljen e tensioneve. “Ajo që po bën Trump aktualisht nuk është de-përshkallëzim dhe përpjekje për një zgjidhje paqësore, por një përshkallëzim masiv me rezultat të pasigurt, që kërcënon të gjithë”, u shpreh ai.
Kancelari vuri në dyshim edhe objektivat e luftës së SHBA-së. Ai ngriti pyetjen nëse ndryshimi i regjimit në Iran është qëllimi real dhe shtoi se, sipas tij, një objektiv i tillë nuk ka gjasa të arrihet. “Zakonisht kjo nuk përfundon mirë”, theksoi Mertz.
Në lidhje me kritikat e Trump për rolin e Gjermanisë në sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, Mertz pranoi se pasojat e konfliktit janë të drejtpërdrejta dhe kërcënimet nga udhëheqja iraniane janë serioze, duke kërkuar masa mbrojtëse.
Ai zbuloi gjithashtu se gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan i kishte kërkuar një qasje më të koordinuar: “I thashë: nëse doni që të ndihmojmë, atëherë ju lutem na pyesni paraprakisht dhe jo më pas përmes mediave. Një sjellje e tillë nuk është e pranueshme për ne”.
Sipas Mertz, Trump ka pranuar se NATO nuk është e përfshirë në luftime. Megjithatë, kancelari nuk përjashtoi mbështetjen gjermane në fazën pas konfliktit, përfshirë mundësinë e angazhimit të Bundeswehr-it në operacione si pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit, me kusht që të ketë mandat nga OKB-ja, NATO ose BE-ja dhe miratim nga Bundestagu.
Mertz theksoi se diskutimet për këtë çështje mbeten për momentin teorike dhe shmangu parashikimet për përfundimin e luftës. Ai paralajmëroi se konfliktet që pritet të zgjasin pak ditë shpesh përballen me vështirësi më të mëdha në fazat e tyre afatgjata.
Gjermani eshte Gjerman e do mbetet Gjerman. Kur i rane Serbise NATO ra ne ujdi perpara, u bene plane, caktuan detyra e nisi sulmi. A e mbani mend Komandantin Gjerman kur i tha serbit qe te ikni deri ne kete ore e kur serbi po bente jo po andej e ketej, Gjermani pa oren e i tha kane mbetur edhe kaq ore pa 10 minuta qe po vonohesh. Ka qene shume madheshtore. Ky pronari i deshtuar i kazinove e hesapeve te tjera kujton se eshte ne ate programin e vet Apprentice qe tallej me ca kalamaj se gjoja do i punesonte e do jene Yes men.