TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 13:05

Meloni 'tradhëton' Trump: Nëse SHBA do ndërhyjë ushtarakisht në Greolandë, nuk e mbështesim

Shkruar nga Pamfleti
Meloni 'tradhëton' Trump: Nëse SHBA do ndërhyjë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Trump

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka hedhur poshtë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë për marrjen e kontrollit të ishullit arktik.

Meloni tha se një skenar i tillë nuk do të mbështetej prej saj, nëse do të realizohej nga administrata amerikane e drejtuar nga Donald Trump. 

Sipas saj, ideja e një ndërhyrjeje ushtarake është përjashtuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ashtu edhe nga vetë presidenti Trump.

Gazeta italiane La Stampa raporton se Meloni e sheh qëndrimin e Uashingtonit më tepër si një sinjal politik mbi rëndësinë strategjike të rajonit.

“Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t’i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë në të cilën veprojnë shumë aktorë të huaj dhe besoj se mesazhi nga SHBA-të është se nuk do të pranojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të huaj.”, theksoi ajo.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio u tha ligjvënësve amerikanë se Presidenti Donald Trump dëshiron të blejë Groenlandën nga Danimarka në vend që ta marrë ishullin Arktik me mjete ushtarake, raportoi të martën Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.

Rubio thuhet se i bëri këto komente gjatë një informimi pasi demokrati kryesor i Senatit, Chuck Schumer, pyeti nëse Trump po planifikonte të përdorte ushtrinë në vende si Groenlanda dhe Meksika.

Trump, i cili fillimisht shprehu qëllimin e tij për të blerë Groenlandën gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, e ka lidhur pronësinë e ishullit me vendndodhje strategjike me sigurinë kombëtare dhe konkurrencën me marinat ruse dhe kineze.

“Presidenti Trump e ka bërë të ditur mirë se blerja e Groenlandës është një përparësi e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe është jetike për të penguar kundërshtarët tanë në rajonin e Arktikut”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ajo shtoi se përdorimi i ushtrisë është “gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm”.

 

shba do ndërhyjë ushtarakisht trump-meloni marrja e groenlandës

Lini një Përgjigje