TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 10:54

Precedenti i Venezuelës, Trump kërcënon Kinën: Sa jam unë president, s’ka sulme ushtarake në Tajvan

Shkruar nga Pamfleti
Precedenti i Venezuelës, Trump kërcënon Kinën: Sa jam
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka folur lidhur me mundësinë që Kina të ndërhyjë ushtarakisht në Tajvan. 

I pyetur nëse sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës krijoi një precedent që Pekini mund të donte ta shfrytëzonte, Trump u përgjigj: “Ai e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës dhe varet nga ai se çfarë bën.”

Trump shtoi se do të ishte shumë i pakënaqur nëse Kina do të ndërmerrte veprime ushtarake në Tajvan. Ai theksoi se Kina nuk mund ta bëjë këtë veprim nën presidencën e tij. Mundësinë për ndërhyrje ushtarake, Trump e la të hapur vetëm pas ikjes së tij. 

“Por i thashë se do të isha shumë i pakënaqur nëse do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë. Mund të ndërmarrë veprime ushtarake pasi të kemi një president tjetër në Shtëpinë e Bardhë, por nuk mendoj se do ta bëjë këtë me mua si president”, shtoi Trump.

Lidhur me drejtimin e Venezuelës, Trump tha se SHBA do e drejtojë më shumë se një vit.

Operacioni i së shtunës në Karakas është përshkruar si shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por i pyetur nga  New York Times, Trump tha: Nuk kam nevojë për të drejtën ndërkombëtare.

I pyetur nëse kishte ndonjë kufizim në pushtetet e tij në skenën botërore, Trump tha: Po, ka një gjë. Morali im, mendja ime.

 

 

sulmi i shba ne venezuele precedenti i shba ne venezuele konflikti kine tajvan

Lini një Përgjigje