TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2026, 22:18

“Melanias nuk i pëlqen aspak kjo”, Trump shfaqet duke kërcyer dhe “thumbon” Maduron: Tentoi të kopjojë stilin tim të vallëzimit

Shkruar nga Pamfleti

“Melanias nuk i pëlqen aspak kjo”, Trump shfaqet duke

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shfaq me një ton të çlirët në një fjalim të mbajtur në Qendrën Trump-Kennedy, ku u mor me gjithçka, nga vallëzimi, bashkëshortja e tij Melania, deri te operacioni ushtarak në Venezuelë.

Ai tregoi me humor se Melania nuk e pëlqen kur ai vallëzon në publik, duke e cilësuar si "shumë elegante", por që "nuk i shkojnë për shtat këto lëvizje një presidenti". Trump u përgjigj me ironi: “Të gjithë duan të më shohin duke kërcyer”.

Në vijim, ai imitoi me tallje atletë transgjinorë, duke përshkruar se si "dështojnë në ngritjen e peshave, derisa vjen një burrë dhe i ngre me lehtësi”.

Lidhur me kapjen e Nicolás Maduro-s, Trump e përshkroi operacionin ushtarak si “të mrekullueshëm” dhe “taktikisht brilant”, duke shtuar me krenari: “Askush prej nesh nuk u vra. Nga ana tjetër, shumë prej tyre u vranë”.

Në fund, ai e quajti Maduro-n një “djalë të dhunshëm që ka vrarë miliona” dhe bëri ironi se “madje po përpiqet të kopjojë stilin tim të vallëzimit”.

 

Lini një Përgjigje