TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2026, 20:21

Kërcënimet e Trump, Groenlanda dhe Danimarka kërkojnë takim urgjent me Rubio-n

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Trump, Groenlanda dhe Danimarka kërkojnë takim

Groenlanda dhe Danimarka i kanë kërkuar zyrtarisht një takim urgjent Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të diskutuar mbi deklaratat e fundit të Presidentit Donald Trump, i cili ka shprehur qëllimin për të aneksuar ishullin arktik.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, përmes një postimi në Facebook.

Qëllimi i takimit është të diskutojmë deklaratat e rëndësishme të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Groenlandën”, shkroi Motzfeldt.

Ajo shtoi se deri më sot nuk është bërë e mundur realizimi i një takimi midis Rubio-s dhe qeverisë së Groenlandës, pavarësisht se gjatë gjithë vitit 2025, si qeveria e Groenlandës ashtu edhe ajo e Danimarkës kanë kërkuar një takim në nivel ministrash të Jashtëm.

 

Lini një Përgjigje