
Shtëpia e Bardhë përsëriti sërish qëndrimin e saj, se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga SHBA-të, pasi udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje për Danimarkën dhe territorin danez.
zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly tha se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme dhe kritike nga pikëpamja e sigurisë kombëtare.
“Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme që është kritike nga pikëpamja e sigurisë kombëtare dhe është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet moderne në rajonin e Arktikut. Presidenti është i përkushtuar për të vendosur paqe afatgjatë brenda dhe jashtë vendit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për CNN në një deklaratë.
Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë thanë në deklaratën e tyre se “Grenlanda i përket popullit të saj” dhe se ata vetëm mund të vendosin për fatin e tyre.
“Është detyrë e Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, shkruan udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.
Lini një Përgjigje