TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2025, 08:31

Masakra në Suedi, shkon në 11 numri i viktimave; mes të vrarëve edhe autori i dyshuar

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Suedi, shkon në 11 numri i viktimave; mes të

Ka shkuar në 11 numri i viktima nga të shtënat me armë zjarri në një qendër arsimore për të rritur në Suedinë qendrore, përfshirë dhe autorin e ngjarjes.

Policia suedeze raporton i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm, por motivi ngjarjes është ende i paqartë. Nga hetimet e deritanishme nuk përjashtohet se çdo gjë është bërë për motive ideologjike.

Policia më herët paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet, pasi numri i personave të plagosur ishte i lartë.

Këto qendra arsimore raportohet se frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme. Në orët e para të ngjarjes, nxënësit e disa shkollave aty pranë po mbaheshin brenda godinave për qëllime sigurie, ndërsa policia u bëri tirrje qytetarëve të mos dilnin nga banesat.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga BBC, mes viktimave dhe të plagosurve nuk kishte asnjë fëmijë.

Lini një Përgjigje