Lindja e Mesme ‘po zien’ ndaj propozimit të Presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës ishte i menjëhershëm.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë shumë eksplicite, duke thënë se thirrja e Riadit për një shtet të pavarur palestinez është një propozim i palëkundur .
Deklarata vuri në dukje se princi i kurorës Mohammed bin Salman tha se " Arabia Saudite nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, dhe se mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë “
Arabia Saudite po negocion një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të njohur diplomatikisht Izraelin në këmbim të një pakti sigurie dhe kushteve të tjera.
Për propozimin e Trump ka reaguar edhe Hamasi, të cilët e konsiderojnë si qesharak dhe absurd planin për zhvendsjen e për palestinezëve nga toka e tyre.
Pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të Rripit të Gazës janë "qesharake" dhe "absurde" dhe "çdo ide e tillë mund t'i vërë flakën rajonit", i tha Reuters një zëdhënës i lartë i Hamasit, Hamas Sami Abu Zuhri.
Lini një Përgjigje