
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa deklarata të forta gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale. Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Trump u shpreh se palestinezët "do të dëshironin" të largoheshin nga Gaza nëse do të kishin mundësi.
“Ata do të adhuronin të largoheshin nga Gaza”, tha Trump para gazetarëve. “Mendoj se do të ishin shumë entuziastë nëse do t’u jepej mundësia të jetonin diku tjetër”.
Në të njëjtën konferencë, Trump njoftoi se ka firmosur një urdhër ekzekutiv për të rikthyer presionin maksimal ndaj Iranit, me qëllim pengimin e regjimit iranian për të zhvilluar armë bërthamore.
"Është një masë shumë e ashpër ndaj Iranit. Shpresoj që të mos kemi nevojë ta përdorim shpesh, por është e nevojshme”, tha ai.
Ai gjithashtu bëri një deklaratë tronditëse, duke zbuluar se ka lënë "udhëzime të qarta" në rast se vritet nga regjimi iranian.
“Nëse Irani do të më vriste, ai do të zhdukej”, u shpreh Trump, duke nënkuptuar një përgjigje të ashpër dhe të menjëhershme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
Lini një Përgjigje