TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 20:03

Trump mbush Guantanamon me emigrantë, niset sot avioni i parë

Shkruar nga Pamfleti

Trump mbush Guantanamon me emigrantë, niset sot avioni i parë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan që do të transportojë emigrantët e ndaluar në Gjirin e Guantanamos pritet të niset të martën, thanë zyrtarët amerikanë.

Trump tha se dëshiron që Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të zgjerojnë një strukturë ndalimi për migrantët në bazën ushtarake për të mbajtur më shumë se 30 mijë migrantë.

Një zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se fluturimi do të transportonte pothuajse një duzinë migrantësh. Fluturimet ushtarake tashmë kanë deportuar migrantë në Guatemalë, Peru, Honduras dhe Indi.

Pentagoni ka thënë se planifikon të deponojë më shumë se 5000 migrantë që mbahen nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas dhe San Diego, Kaliforni. Fluturimet ushtarake janë një mënyrë e shtrenjtë për të transportuar migrantët.

Lini një Përgjigje