TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 19:44

“Kursejmë 1 trilion dollarë”/ Trump vijon me masat radikale, mbyll Departamentin e Arsimit

Shkruar nga Pamfleti

“Kursejmë 1 trilion dollarë”/ Trump vijon me masat

Donald Trump vijon me masat radikale. Pas kyçjes sw USAID, presidenti amerikan po përgatitet të mbyllë Departamentin e Arsimit.

Sipas mediave amerikane, presidenti do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, por nuk mund të eliminojë në mënyrë të njëanshme një agjenci federale, pa miratimin e Kongresit.

Trump kishte premtuar vazhdimisht në fushatë se do ta mbyllte departamentin e arsimit dhe do ia kalonte kompetencat shteteve përkatëse.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara shpenzojnë mbi 1 trilion dollarë në vit për sistemin arsimor publik, por kjo nuk i ka nxjerrë në krye të listës në këtë fushë, përkundrazi i rendit në vendet e fundit.

Trump ka firmosur tashmë urdhër ekzekutiv në lidhje me arsimin për të zgjeruar mundësinë e zgjedhjes së shkollës.

Ai udhëzon departamentin e arsimit që t’u tregojë shteteve si të përdorin fondet federale për të nxitur të rinjtë të zgjedhin kolegje në shtetet e tyre.

Republikanët e kanë bërë plan prioritar “pastrimin” ose shfuqizimin e  plotë të Departamentit të Arsimit gjatë viteve të fundit.

Lini një Përgjigje