
Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e 67 personave që humbën javën e kaluar në një aksident ajror, kur një avion u përplas me një helikopter ushtarak dhe dy avionët u ranë në lum. Ditët e fundit, ekipet e kërkimit kanë vazhduar të kërkojnë në ujërat e lumit për të gjetur të gjitha viktimat e fatkeqësisë më të rëndë ajrore në SHBA që nga viti 2001.
Të gjithë 64 personat në bordin e dy avionëve, 60 pasagjerët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e pasagjerëve filial të American Airlines dhe ekuipazhi prej 3 anëtarësh në helikopterin ushtarak u vranë. Shërbimet e përfshira në hetim konfirmuan se tashmë janë gjetur trupat e 67 viktimave dhe janë identifikuar të gjithë.
“Ne qëndrojmë me gjithë zemër në krah të familjeve të viktimave”, thuhet në deklaratë.
Ku janë fokusuar kërkimet?
Ekipet e kërkimit janë fokusuar tani në “rikuperimin e pjesëve të mbetura në lumin Potomac,” vunë në dukje ata. Operacionet për të rikuperuar rrënojat e dy avionëve që u rrëzuan në lumë, pak larg nga Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan, nisën të hënën, ndërsa kërkimet për viktimat vazhduan.
Të ashtuquajturat kuti të zeza të avionit të pasagjerëve po analizohen nga ekspertë të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB), i cili synon të nxjerrë një përfundim paraprak mbi shkaqet e aksidentit “brenda 30 ditësh”. Sipas New York Times, kulla e kontrollit në aeroportin Ronald Reagan kishte mungesë të personelit natën e aksidentit, më 29 janar.
Lini një Përgjigje