
Dhjetë të vdekur dhe 28 të plagosur është bilanci I sulmit tragjik me armë në një shkollë në Graz të Austrisë.
Midis viktimave është edhe agresori, i cili thuhet se kreu vetëvrasje në një tualet. Sipas informacioneve fillestare, ai ishte një ish-nxënës 22-vjeçar i shkollës dhe hapi zjarr në dy klasa.
Në një seri videosh rrëqethëse që qarkullojnë në internet, zhurma e të shtënave me armë zjarri jehon në të gjithë kompleksin shkollor. Nxënësit shihen gjithashtu duke ikur për t’i shpëtuar plumbave, ndërsa policë të armatosur rëndë kontrollojnë korridoret.
Video e mëposhtme tregon momentin kur oficerë policie të armatosur rëndë nga njësia Cobra hyjnë në shkollë dhe i nxjerrin nxënësit në mënyrë të sigurt nga klasat.
Videot e operacionit të autoriteteve brenda kompleksit shkollor dhe fëmijëve që bërtasin nga frika ndërsa policia përpiqet t'i mbrojë dhe t'i transportojë në një vend të sigurt po bëhen virale në të gjithë botën.
Video! Unvorstellbar:????So verlief die Evakuierung der Grazer Schüler
— AUF1 (@AUF1TV) June 10, 2025
Dramatische Szenen: Unter dem Schutz schwer bewaffneter Polizeikräfte wurden die Schüler aus ihren Klassenzimmern und der Schule evakuiert. Die Polizei hat inzwischen Entwarnung gegeben. Eltern dürfen nun zu… pic.twitter.com/35BufAkdTT
Lini një Përgjigje