
Detaje të reja dalin lidhur me sulmin e përgjakshëm me armë zjarri në një shkollë në Gracit të Austrisë.
Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shuar në 8, nga 5 që ishte dhe se autor i krimit dyshohet se është një nxënës.
Autori i dyshuar pasi kreu krimin, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.
Zëdhënësi i Policisë së Grazit, Sabri Yorgun, tha se forcat speciale ishin midis atyre që u dërguan në shkollën e mesme pas një telefonate të marrë në orën 10:00 dhe se autoritetet po punonin për të krijuar një pasqyrë të përgjithshme të asaj që kishte ndodhur.
Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s.
Lini një Përgjigje