
Të paktën pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë në qytetin jugor austriak të Gracit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, raportojnë mediat vendase, ndërkohë që një operacion policor është duke u zhvilluar.
Mes të plagosurve përfshihen edhe studentë dhe mësues, raportoi transmetuesi shtetëror ORF duke cituar shtypin lokal.
Raportet pohojnë se autori i dyshuar i krimit, i cili në këtë fazë konsiderohet të jetë student, ka kryer vetëvrasje.
Një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme. Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.
Zëdhënësi i Policisë së Grazit, Sabri Yorgun, tha se forcat speciale ishin midis atyre që u dërguan në shkollën e mesme pas një telefonate të marrë në orën 10:00 dhe se autoritetet po punonin për të krijuar një pasqyrë të përgjithshme të asaj që kishte ndodhur.
Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s.
Kjo është një histori në zhvillim e sipër dhe gazetarët tanë po punojnë për përditësime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje