
Një tentativë përdhunimi ka sjellë një reagim të ashpër të banorëve të një qyteti në Irlandën e Veriut, që kanë protestuar në mënyrë të dhunshme ndaj ngjarjes.
Trazirat kanë përfshirë Ballymena, një qytet me rreth 30,000 banorë, pas një tentative përdhunimi ndaj adoleshente në mbrëmjen e 7 qershorit. Policia ka raportuar ndalimin e dy të miturve 14-vjeçarë dhe u morën në pyetje nga gjyqtarët të hënën. Thuhet se të dy janë me origjinë rumune dhe i kanë mohuar akuzat.
Northern Irelands response tonight (Ballymena my hometown) to a youn girl raped on Saturday by Romanian immigrants pic.twitter.com/MG7Uwzieki
— Josephine Herbison (@josieHerbison) June 10, 2025
Trazirat shpërthyen në qytet. Mbrëmë, qindra njerëz u mblodhën në Clonavon Terrace, vendin e dhunës, në solidaritet me familjen e viktimës dhe për të kërkuar siguri më të madhe. "Ballymena u thotë jo përdhunuesve" dhe "fëmijët tanë kanë të drejta" shkruhej në disa nga pankartat e shfaqura gjatë protestës. Ajo që dukej si një demonstratë paqësore degjeneroi shpejt.
This is how they do it Northern Ireland style. Reacting to their children being raped by foreign Nationals in #Ballymena, #NorthernIreland ☘️✋????????????????✝️ pic.twitter.com/FKkYJU9Us6
— (PUREBLOOD) ???????????????????? (@Cairnlodge1) June 9, 2025
Të paktën dy shtëpive iu vu flaka, ndërsa të tjerat u dëmtuan. Protestuesit më të dhunshëm, disa me fytyra të mbuluara, hodhën objekte dhe kokteje Molotov drejt policisë dhe, siç tregojnë imazhet, sulmuan disa shtëpi, duke shkatërruar dyert dhe dritaret.

Belfast Telegraph raporton për një trazirë "anti-migrante", që siç duket se del edhe nga shumë postime që qarkullojnë në mediat sociale, një aspekt që megjithatë nuk përmendet në raportimet e mediave kryesore të Mbretërisë së Bashkuar.

Lini një Përgjigje