Trump ka deklaruar se do të mblidhet me kabinetin në Sallën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar...
Marrëveshja mes SHBA-së dhe Irani është futur në fazën përfundimtare. Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të mblidhet me kabinetin në Sallën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar, duke sinjalizuar se SHBA-ja është gati të firmosë marrëveshjen.
Me anë të një reagimi në rrjetin sociali “TruthSocial”, Trump deklaroi se në bazë të marrëveshjes që kërkon Amerika, Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore. Gjithashtu thuhet se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes dhe pa asnjë taksë për anijet që kalojnë.
Trump shtoi gjithashtu se minat e vendosura në Hormuz do të hiqen nga vetë Irani, duke e bërë të pastër rrugën në të cilën do të kalojnë anijet e bllokuara.
Sa i takon uraniumit të pasuruar nga Irani i cili ka mbetur i groposur në bunkerët e sulmuara nga SHBA-ja, 11 muaj më parë, Trump tha se do të asgjësohet. Ai theksoi se vetëm Kina dhe SHBA-ja kanë kapacitete e duhura për ta bërë një gjë të tillë.
Trump theksoi se SHBA-ja, Kina, Agjencia bërthamore dhe Irani do të bashkëpunojnë për eliminimin e pluhurit bërthamor. Për këtë proces SHBA-ja i ka premtuar para Iranit, por Trump theksoi se asnjë qindarkë nuk do të kalojë në llogaritë e Teheranit deri në një moment të dytë. Presidenti i SHBA-së shtoi se janë rënë dakord edhe për disa gjëra të tjera, por që sipas tij janë të parëndësishme.
“Irani duhet të bjerë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë ose bombë bërthamore. Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë, pa taksa, për trafik të pakufizuar detar, në të dyja drejtimet. Të gjitha minat ujore (bombat), nëse ka, do të asgjësohen (ne kemi hequr, nëpërmjet shpërthimit, shumë mina të tilla me minierat tona të shkëlqyera nënujore. Irani do të përfundojë heqjen dhe/ose shpërthimin e menjëhershëm të çdo mine që ka mbetur, të cilat nuk do të jenë shumë!). Anijet e bllokuara në Ngushticë për shkak të Bllokadës sonë Detare të mahnitshme dhe të pashembullt, e cila tani do të hiqet, mund të fillojnë procesin e "kthimit në shtëpi!" Përshëndetje grave, burrave, prindërve dhe familjeve tuaja nga unë, Presidenti juaj i preferuar!
Materiali i pasuruar, i quajtur ndonjëherë "Pluhur Bërthamor", i cili është varrosur thellë nën tokë me male praktikisht të shembura, të shkaktuara nga sulmi ynë i fuqishëm me bombardues B2 11 muaj më parë, të vendosur sipër tij, do të zbulohet nga Shtetet e Bashkuara (të cilat, është rënë dakord, janë i vetmi vend, së bashku me Kinën, me aftësinë mekanike për ta bërë këtë!), në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Republikën Islamike të Iranit, plus Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, dhe do të SHKATËRROHET. Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm. Janë rënë dakord për artikuj të tjerë, me shumë më pak rëndësi. Do të takohem tani, në Sallën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump.
Tani mbetet për t’u parë nëse Trump do ta nënshkruaj marrëveshjen e shumëpërfolur këto ditë dhe nëse ajo do të pranohet nga lideri suprem Mojtaba Khameni, për t’i dhënë fund një herë e mirë krizës në Lindjen e Mesme.
Lini një Përgjigje