
Nënkryetarit i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka dorëzua një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se interpelanca është kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë sqarime lidhur me marrëveshjen për emigrantët të firmosur me kryeministren italiane, Meloni.
Sipas mediave italiane, marrëveshja mes dy qeverive është arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë dhe është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.
Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore.
Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një "fluks vjetor prej 36 mijë personash”.
Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, siç edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.
Lini një Përgjigje