TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2023, 17:39

“Në Gaza po bëhet Holokaust”, Hamasi hedh poshtë pretendimet e Izraelit: Ushtarët tanë nuk fshihen nëpër spitale, OKB të inspektojë!

Shkruar nga Pamfleti

“Në Gaza po bëhet Holokaust”, Hamasi hedh poshtë

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit i cili tha se Hamasi po grumbullonte armë nën Spitalin Sheikh Hamad në Gaza.

Ai e mohon këtë, duke thënë se vrimat që Izraeli pretendonte se ishin hyrje të tuneleve nëntokësore nuk po përdoreshin nga Hamasi.

Ai gjithashtu i bën thirrje OKB-së që të inspektojë spitalet në Gaza për të vëzhguar "krimet e luftës" izraelite dhe për të parë se nuk ka prani të ushtarëve të Hamasit brenda tyre.

Ai nxori në një ekran pran tij një fotografi me mbishkrimin "Holokausti i Gazës", përpara se të pretendojë se Izraeli ka shënjestruar civilët e Gazës qëllimisht, duke shkatërruar rreth 250,000 shtëpi gjatë procesit.

Ushtria e pushtuesve ka në shënjestër... gra dhe fëmijë në hapur, në rrugë”, tha ai.

Ai deklaroi gjithashtu se fletëpalosjet u shpërndanë nga Izraeli për civilët e Gazës duke u thënë atyre të evakuohen në mënyrë që t'i bëjnë ata të dalin nga shtëpitë e tyre dhe t'i bëjnë objektiva më të lehtë.

hamasi izraeli

Lini një Përgjigje