TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2023, 13:35

Kryeministri palestinez shpërthen në lot për luftën në Gaza: Nëna poshtë rrënojave thërret fëmijët

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri palestinez shpërthen në lot për luftën në
Mohamad Shtajeh

Kryeministri palestinez, Mohamad Shtajeh, shpërtheu në lot gjatë një mbledhje të qeverisë në Ramallah, teksa po fliste për fëmijët e vrarë në Gaza nga sulmet e Izraelit.

"Lufta e nisur më 7 tetor ka shkaktuar një bilanc tepër tragjik: 9770 palestinezë janë vrarë, ndërsa izraelitët e vrarë nga Hamas janë 1400. Fëmijët po shkruajnë emrat në trupat e tyre në mënyrë që të identifikohen nëse vriten, nëna e 3 fëmijëve e zënë poshtë rrënojave u thotë fëmijëve, më lejoni t’ju shoh…”, u shpreh kryeministri ndërsa nuk mbante dot lotët.

Kujtojmë se mbi 200 persona janë vrarë në Gaza, pas atyre që u cilësuan si bombardimet më intensive që prej fillimit të luftës.

Ushtria rrethoi enklavën, duke e ndarë territorin në dysh. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bëri thirrje për pauza në luftime, ndërsa OKB-ja kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Ushtria izraelite tha se po kryente një sulm të rëndësishëm në Gaza të dielën në mbrëmje, pasi forcat e saj arritën në brigjet e enklavës më herët gjatë ditës.

Një zëdhënës i IDF-së dha pak detaje të mëtejshme rreth sulmit, përveçse tha se ai ishte shumë i gjerë dhe kishte në shënjestër infrastrukturën e Hamasit si mbi tokë ashtu edhe nëntokë. Një ekip i CNN në Sderot, në jug të Izraelit, pranë kufirit të Gazës, pa një numër shpërthimesh dhe flakërimesh në drejtim të enklavës të dielën në mbrëmje.

Më parë, IDF tha se ushtarët e saj kishin arritur në bregdet si pjesë e një përpjekjeje për të rrethuar forcat e Hamasit dhe për të goditur objektivat në Gaza.

Më shumë se 9,700 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori tha ministri palestinez i shëndetësisë në Ramallah, duke përdorur të dhëna të nxjerra nga burime mjekësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.

 

kryeministri palestinez

Lini një Përgjigje