
Spitali Al-Shifa, më i madhi në Gaza, sipas raportimeve është vetëm disa orë larg mbylljes nëse karburanti nuk do lejohet në Rripin e Gazës.
Nuk dihet se çfarë do ndodhë me fatin e rreth 40 mijë banorëve të evakuuarve që janë strehuar në spital, mijëra palestinezëve të plagosur dhe foshnjave në inkubatorë, raporton Aljazeera.
Netanyahu dhe kabineti i tij vendosën të mos lejojnë karburantin në Gaza. Ata gjithashtu nuk kanë dhënë asnjë parakusht se si karburanti mund të hyjë në Gaza. Kjo i ka lënë spitalet pa mundësi për të vazhduar punën.
zraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,700 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.
Lini një Përgjigje