
Marrëveshja sot me Italinë për refugjatët ka sjellë reagime të ashpra nga opozita. Sipas saj, një pakt i tillë nuk mund të kalonte pa konsultime dhe votën e Parlamentit, pasi vendi ynë do të kthehet në një kamp refugjatësh.
“E morët vesh tani se cila ishte kostoja e “përqafimeve” Rama-Meloni…
Ky pleh kryeministër ka ndërmend ta ktheje Shqipërinë në kamp refugjatesh. Ka marrë përsipër sot në marrëveshjen e saponënshkruar që të “strehojë” në Shqipëri emigrantë e refugjatë që zbarkojnë në Itali. Ata që nuk i mban dot një nga shtetet më të fuqishme të globit, merr përsipër ti mbajë ky në tokën e shqiptarëve e me paratë e shqiptarëve.
Kështu ka shitur gjithë kohën interesat e shqiptarëve për karrigen dhe milionat e tij. Kështu blihet rivendosja e diktaturës në Shqipëri dhe mbyllja e syve nga bota”, shkruan Edi Paloka.
Në të njëjtën linjë është edhe Albana Vokshi: “Ka nënshkruar marrëveshje për 36 mije refugjatë. I ka dhënë Portin e Shëngjinit! Ja ka dhënë juridiksionin Italisë. Pa pyetur askënd! Pa u konsultuar me askënd! Pa kaluar në Parlament”.
Lini një Përgjigje