
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar në kuvend një ligj për vetingun e politikanëve. Edhe pse Berisha e Bardhi përplasen me socialistët në Komisione. Basha ka vendosur të ndjekë axhendën parlamentare.
Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, ai tha se nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputet i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.
“Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.
Lini një Përgjigje