TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 16:35

Shqipëria, “Ruanda” e Italisë/ Shëngjini kthehet në “kamp” refugjatësh për vendin fqinj

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria, “Ruanda” e Italisë/ Shëngjini kthehet
Rama dhe Meloni duke firmosur paktin

Shqipëria do të kryejë të njëjtin rol që kryen Ruanda për Britaninë e Madhe...

Shqipëria do të kthehet shumë shpejt në një “kamp” refugjatësh për të ndihmuar Italinë. Në verë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kaloi pushimet në jug të Shqipërisë ku pati shumë mister mbi atë vizitë të saj.

Po ashtu një muaj më parë kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali dhe zhvilloi një takim me të. U fol gjatë mbi marrëveshjet që ishin rënë dakord, por duket se askush nuk mundi ta zbulojë deri më sot. Kryeministri Rama dhe homologia italine kanë rënë dakord që në Shëngjin të ngrihet një pikë për pritjen e emigrantëve.

Me pak fjalë, Shqipëria do të kryejë të njëjtin rol që kryen Ruanda për Britaninë e Madhe. Londra të gjithë emigrantët i dërgon në Ruanda dhe aty më pas bëhet selektimi dhe merren aplikimet për azil.

Vendi ynë do të kryejë të njëjtin rol identik. Emigrantët që synojnë Italinë, do të sillen në vendin tonë dhe aty do i nënshtrohen një procesi pritje. Pra ata që po aplikojnë për azil e çështje të tjera, do të qëndrojnë në vendin tonë derisa të mbyllen procedurat, sikundër vepron Britania me Ruandën.

Vetë "Pamfleti" pak ditë më parë njftoi se Rama ka planifikuar 90 mln euro në buxhetin e ri për Drejtorinë e Azilit. Dhe duket se kjo qenka arsyeja. 

Vetë kryeministrja Meloni dha detaje mbi bashkëpunimin. Ajo tha se parashikohet që në vendin tonë të vijnë afro 36 mijë persona.

Kemi punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe fikson tre objektiva, luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm pritjes së refugjatëve, dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj, ndërsa Italia mund të operojë me financime për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen. Për numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas në regjimi të caktuar.

Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin de observimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme”, tha Meloni në një koferencë shtypi me Ramën në Itali.

Vetë Rama u justifikua se kjo marrëveshje është mbështetje për Italinë e cila shumë vite më parë mikpriti shqiptarët që u larguan për një jetë të re. Vetë kreu i qeverisë nuk dha fare detaje mbi paktin. 

Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së, me gjithë respektin, por ka një lidhje mes Shqipërisë e Italinë dhe Shqiptarët e italianët. Nuk besoj që do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë popullit dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje. Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. E vërteta është që nga gjeografia është kthyer në mallkim. Shqipëria ka një histori të mikriptjes. Është një vend ku mijëra italianë, kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët”, tha Rama.

Ndërkohë mbetet ende mister çështja e financimit dhe çfarë do të fitojë Shqipëria në këtë mes, përveç faktit që Shëngjini do të “pushtohet” nga emigrantët.

Lini një Përgjigje