TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi24 Tetor 2023, 11:07

Frika e një lufte ndryshon buxhetin e Shtetit; 90 milionë Euro “rezervë” për Drejtorinë e Azilit

Shkruar nga Pamfleti
Frika e një lufte ndryshon buxhetin e Shtetit; 90 milionë Euro
Emigrantë të lufës në Shqipëri dhe Edi Rama /

Më 19 tetor në emisionin “Opinion”, pyetjes nëse Shqipëria do pranojë emigrantë lufte Babloku ai përgjigj: - Nëse do ketë nevojë, do t’i pranojmë dhe po përgatitemi për një situatë të tillë e fluks të mundur, siç mik pritëm afganët, muxhahedinët e ukrainasit, me të cilët kemi treguar se “Shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe Zotit”...

Pas mbledhjes së qeverisë më 18 tetor 2023, Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi se me propozim të kryeministrit Edi Rama, u miratua Akti-Normativ për ndryshimin e Buxhetit 2023.

Ai tha, se ndryshimi u diktua nga performanca e mirë e shtimit të të ardhurave me vlerë 7.5 miliardë lekë, por pa deklaruar burimet se nga erdhën këto miliarda mbi 70 milionë Euro.

Po kështu, ministri Mete, tha se do rishpërndahen 46 miliardë lekë për përshpejtimin e projekteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike; 12 miliardë lekë për sektorin rindërtimit dhe 1.8 miliardë lekë për rimbursimin e naftës dhe pesticideve të fermerëve.

Por sipas informacionit që “Pamfleti” ka siguruar nga burime brenda Ministrisë së Financave, ndryshimi i papritur i buxhetit dhe pa fazë parapërgatitore me Bankën e Shtetit, FMN e Bankën Botërore, nuk po bëhet për të mbështetur fermerët, të përndjekurit dhe të pastrehët e tërmetit, sepse fondet për ta janë miratuar në fillim të vitit.

Por me maskën e “bamirësisë” ndaj tyre, qeveria po ndryshon buxhetin 2 muaj e gjysmë para mbylljes së tij, për të krijuar një “rezervë financiare emergjence” me vlerë 90 milionë Euro, përveç fondit rezervë vjetor të shtetit.

Kjo rezervë, do t’i kalojë Ministrisë së Brendshme, vetëm për nevojat e pritshme, ose të pa papritura të Drejtorisë së Përgjithshme për Azilin, që është në vartësinë direkte të kësaj ministrie.

Siç dihet, objekti i punës e shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme për Azilin, është pritja dhe sistemi në qendra sociale e hotele, të emigrantëve që lejohen të futen në Shqipëri me marrëveshje ndërkombëtare, ose si dyndje turmash nga pikat kufitare.

Fakti që me urdhër të kryeministrit Edi Rama, brenda ditës ndryshoi buxheti, duke krijuar brenda tij një rezervë financiare emergjence 90 milionë Euro, tregon se nuk bëhet fjalë për klandestinët afrikanë, që kapen kur kalojnë nëpërmjet Shqipërisë për në vendet e BE.

Por bëhet fjalë për dyndje emigrantësh të pritshëm nga vendet e përfshira në luftë, që mund të akomodohen në Shqipëri, me propozim të ndërkombëtarëve dhe miratim personal të Bablokut.

A do sillen në Shqipëri, emigrantë të zonës së Rripit të Gazës, apo qoftë edhe izraelitë e nga shtete të tjerë, që mund të përshihen në konfliktin e luftës së armatosur “Hamas-Izrael”?

Kjo dyndje e pritshme emigrantësh lufte, që mund të vijnë nga zona e luftës  “Hamas-Izrael”, u deklarua nga kryeministri Edi Rama më 19 tetor 2023 te emisioni “Opinion”.

Pyetjes, nëse Shqipëria do pranojë emigrantë palestinezë vetë apo në marrëveshje me ndërkombëtarët, Babloku ai përgjigj: - Nëse do ketë nevojë, do t’i pranojmë dhe po përgatitemi për një situatë të tillë e fluks të caktuar, siç mik pritëm afganët, muxhahedinët e ukrainasit, me të cilët kemi treguar se “Shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe Zotit”.

Këtë deklarim të Bablokut për dyndje emigrantësh lufte, e dëshmon ndryshimi i papritur i buxhetit të vitit 2023, duke sajuar brenda tij 90 milionë Euro fond emergjence., vënë në dispozicion të Drejtorisë së Azilit në Ministrinë e Brendshme.

Për të siguruar këtë fond, specialistët e buxhetit në Ministrinë e Financave, kanë nisur punën dhe po kalkulojnë mundësitë financiare brenda buxhetit të mbetur të vitit 2023, ose për të anuluar fonde e grande të enteve publike, agjencive, pushtetit lokal e ministrive, të planifikuara për 3 mujorin e katër të këtij viti./Pamfleti

frika e një lufte ndryshon buxheti drejtoria e azilit

Lini një Përgjigje