TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 15:22

Përplasja me deputetët, zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën: Emrat e përjashtuar të mos lejohen të futen

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me deputetët, zbardhet shkresa e Kuvendit për

Është zbardhur shkresa që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit, ku njoftohen për emrat e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.

“Në vijim të shkresës tonë 3305/2 datë 1.11.2023, Ju bëjmë me dije se personat për të cilët është marrë masë disiplinore nga komisioni për procedurat, votimet dhe etikën përkatësisht z. Gazmend Bardhi, Bledion Najibati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare në kryesinë e Kuvendit deri në përfundim të afatit të njoftuar me shkresën e lart cituar”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

 

Përplasja me deputetët, zbardhet shkresa e Kuvendit për

Kujtojmë se situata jashtë ambienteve të kryesisë së kuvendit degjeneroi deri në përplasje fizike.

Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Deputetët e përjashtuar nuk ju bindën urdhrit dhe gjetën një mënyrë tjetër për t’iu bashkuar mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Ata u futën në ambientet e brendshme të Kuvendit përmes dritareve.

Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ por ka qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

perplasje garda kuvend

Lini një Përgjigje