TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 14:08

PS miraton në “zoom” projektbuxhetin 2024, socialistët e votojnë online; opozita bllokoi mbledhjet

Shkruar nga Pamfleti
PS miraton në “zoom” projektbuxhetin 2024, socialistët e
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve online

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është miratuar në parim Projektbuxheti i viti 2024 vetëm me votat e mazhorancës.

Projektbuxheti ka marrë 14 votat e deputetëve socialistë, ndërsa mbledhja është zhvilluar online pasi opozita bllokoi mbledhjet në Komisionet Parlamentare.

Ndërkohë Komisioni i Shëndetësisë mblidhet në 14:00 dhe do të drejtohet nga nënkryetarja, Klodiana Spahiu. Vendimi u mor pasi kryetarja Zheni Gjergji vendosi anulimin e mbledhjes disa orë më parë.

“Ju njoftojmë, se mbledhja e sotme e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të zhvillohet online në orën 14:00”, u tha në një njoftim nga Kuvendi.

Ndërsa mbledhja e Komisionit të Jashtëm është shtyrë për mungese cuorum-i

“Te nderuar, ju njoftoj qe per mungese cuorum-i mbledhja e KPJ te ores 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi I ketij projekt-ligji do te zhvillohet”, njoftoi Kuvendi.

ps miraton në “zoom” projektbuxhetin 2024

Lini një Përgjigje