TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shtator 2024, 16:55

"Make America Great Again", mbesa e Trump bën fushatë për gjyshin

Shkruar nga Pamfleti

"Make America Great Again", mbesa e Trump bën fushatë

Teksa zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen, Donald Trump ka bërë një tubim në shtetin e Karolinës. Gjatë fjalimit, ai prezantoi edhe mbesën e tij, vajzën e Eric dhe Lara, e cila mban emrin e këtij shteti amerikan.

Edhe pse ende e vogël, ajo bëri fushatë për gjyshin e saj, duke përdorur shprehjen e famshme të Trump “Make America Great Again”. Pas kësaj fraze, mbesa e Trump mori brohoritje të shumta nga publiku.

“Emri i saj është Karolina dhe është e bukur dhe e ëmbël dhe ajo nuk e di sa e keqe është jeta, ajo nuk e ka përjetuar ende atë”, tha Trump teksa e prezantoi mbesën.

Edhe nipi i ish-presidentit amerikan, Luke tha në tubim që amerikanët duhet të votojnë gjyshin e tij.

“Votoni për gjyshin”, tha Luke.

 

Lini një Përgjigje