
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e Francës për imigrim, pas disa muajve bllokadë.
Projektligji i amandamentuar është përkrahur nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, Rilindja, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar. Të majtët e kanë akuzuar Macronin se po bën koncesione me të djathtën ekstreme.
Megjithatë, shumica ka qenë aq e madhe në dhomën e ulët të parlamentit, sa partia në pushtet nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Penit. Macroni i ka thënë partisë së tij, para votimit në Parlament, se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore.
Ai ka thënë se më përpara e dërgon dokumentin për një lexim të ri, sesa të miratohet mbi bazën e mbështetjes së partisë së Le Penit, kanë thënë disa burime të agjencisë së lajmeve AFP. Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar qasje në përfitimet e shtetit.
Një draft paraprak i këtij dokumenti ka dështuar të miratohet për shkak të kundërshtimeve të opozitës. Grupet për të drejta të njeriut, e kanë dënuar vendimin e marrë, duke e quajtur këtë ligj për migrimin, si ligjin më regresiv në dekada.
Deputetët e së djathtës ekstreme dhe konservatorët e kanë përkrahur vendimin, ndërsa të majtët kanë shprehur zhgënjim. Partia e Macronit e ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e korrikut të vitit 2022. Që atëherë, qeveria e tij ka pasur vështirësi disa herë që të çojë përpara projektligjet në parlament.
Ndërsa qeveria e Macron po përballet me një krizë politike pasi ministri i shëndetësisë Aurelien Rousseau njoftoi dorëheqjen në shenjë proteste ndaj projektligjit të ashpër të imigracionit.
Projektligji fillimisht kishte për qëllim të tregonte se Macron mund të merrte masa të ashpra për migracionin, duke e mbajtur Francën të hapur ndaj punëtorëve të huaj që mund të ndihmonin ekonominë në sektorët që kanë mungesa punëtorësh.
Ministri i tij i brendshëm Gérald Darmanin kishte argumentuar se projektligji “mbronte francezët”, duke thënë se qeveria duhej të merrte masa të ashpra për imigracionin.
Brenda partisë së Macron, një numër i madh deputetësh votuan kundër projektligjit ose abstenuan, duke nxjerrë në pah ndarje të thella.
Le Pen, liderja e partisë së ekstremit të djathtë kundër emigracionit, Rally National, tha se partia e saj do të votonte në favor të projektligjit, duke e quajtur atë një “fitore ideologjike”.
Politikanët e opozitës në të majtë theksuan se kur Macron u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022, ai kishte pranuar se shumë votues e zgjodhën atë jo për idetë e tij, por për të mos pranuar idetë e ekstremit të djathtë të kundërshtares së tij Marine Le Pen.
Lini një Përgjigje