
Një zyrtar i OKB-së ka akuzuar SHBA-në se po mbron atë që s duhet të mbrohet, kur bëhet fjalë për operacionin e Izraelit në Gaza.
Duke folur për Sky News, Francesca Albanese, raportuese speciale për territoret e pushtuara palestineze, tha se SHBA vazhdon të paraqesë pengesa në mbrojtje të Izraelit.
"Ky operacion ka shkaktuar tashmë pothuajse 20,000 vdekje, 8,000 janë ende të zhdukur dhe 1.9 milion njerëz në Gaza janë zhvendosur. Është dimër dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t'i strehuar. Situata është përtej dëshpërimit. Çfarë presin SHBA për të shpallur një armëpushim? Kjo është e pakuptueshme për mua", tha ajo.
Zonja Albanese vazhdoi më tej duke thënë se pengjet duhet të kthehen në shtëpi shëndoshë e mirë dhe se kjo mund të arrihet nëpërmjet armëpushimit.
"Me gjithë këtë traumë, me gjithë këtë shkatërrim, nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të jetë e nesërmja. Sigurisht që ka nevojë për lirimin e pengjeve, ka nevojë për akses të papenguar humanitar dhe ka nevojë për një prani të mbrojtur të vendosur në territorin e pushtuar", tha ajo.
Lini një Përgjigje