Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në Bejrut, ndërsa gjatë së premtes u sulmua edhe selia qendrore e Hezbollahut.
Ushtria izraelite ka thënë se lideri i Hezbollah Hassan Nasrallah është vrarë shkruan The Guardian.
Në një postim në rrjetin X forcat izrealite kanë deklaruar se “Hassan Nasrallah nuk do të jetë në gjendje të terrorizojë botën”.
Hassan Nasrallah will no longer be able to terrorize the world.
— Israel Defense Forces (@IDF) September 28, 2024
Ushtria izraelite më pas tha se ka kryer sulme të mëtejme ndaj Hezbollahut, pas sulmeve fillestare në selinë e grupit, duke shtuar se po vazhdon të "degradojë dhe shkatërrojë" aftësitë e Hezbollahut.
Ka qenë një natë e gjatë në Bejrut për njerëzit që ikin nga Libani jugor. Agjencia e OKB-së ka mbi 500 strehimore që punojnë për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur. Ajo raporton se ka parë "mijëra e mijëra" duke u larguar nga periferitë jugore të Bejrutit - disa duke fjetur në parqe, në rrugë ose në makina.
Hassan Nasrallah është një nga figurat më influencuese në Lindjen e Mesme. Ai nuk është parë në publik prej vitesh për shkak të frikës se mund të vritej nga Izraeli.
Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, ai luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot. Nën udhëheqjen e Nasrallah, Hezbollahu ka trajnuar luftëtarët nga grupi i armatosur palestinez Hamas, si dhe milicitë në Irak dhe Jemen, dhe ka marrë raketa nga Irani për t'u përdorur kundër Izraelit.
Lini një Përgjigje