Rusia ka kundërshtuar thellësisht veprimet e Shteteve të Bashkuara ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre nga paraburgimi në SHBA.
Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse kanë deklaruar se veprimet e SHBA-së, përfshirë, sipas tyre, sulme ushtarake në Venezuelë dhe kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, janë një shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare dhe se Maduro duhet të lirohet menjëherë.
Rusia e përshkruan atë si president të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kërkon që qeveria amerikane të rishikojë qëndrimin e saj ndaj këtij çështjeje.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska po “monitoronte nga afër situatën rreth gjyqit në Shtetet e Bashkuara të Presidentit të zgjedhur ligjërisht dhe legjitim të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruas së tij”.
“Ne mbështesim lirimin e tyre të menjëhershëm nga paraburgimi dhe do të komentojmë për të gjitha detajet e tjera sapo të bëhen të disponueshme informacione specifike”, tha Zakharova, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth gjyqit të supozuar ose procesit ligjor në vazhdim.
Zakharova i përshkroi gjithashtu si “një shembull të dezinformimit” raportimet se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kishin zhvilluar bisedime në Gjenevë mbi një traktat të ri për armët bërthamore.
“Mund të konfirmoj se në kuadër të Konferencës së nivelit të lartë për Çarmatimin në Gjenevë, u zhvillua një bisedë midis zyrtarëve që përfaqësonin Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësja.
“Kjo u bë me kërkesë të palës amerikane për t’u dëgjuar nga pala ruse, dhe asgjë më shumë. Në të njëjtën kohë, nuk u tha asgjë e re”, shtoi ajo, duke hedhur poshtë plotësisht idenë se këto ishin negociata të nivelit të lartë ose se nga to doli ndonjë rezultat i rëndësishëm.
Zakharova komentoi gjithashtu mbi planet e Bashkimit Evropian për të zvogëluar stafin e Përfaqësisë së Përhershme Ruse në BE, duke e quajtur çdo pretendim se BE ka një vend në tryezën e negociatave për krizën e Ukrainës “të pabazë”.
“Pretendimet e BE-së për të pasur ndonjë vend në tryezën e negociatave për Ukrainën janë, të pabaza”, tha ajo, duke përsëritur qëndrimin e Moskës se vetëm proceset nën udhëheqjen ose kontrollin rus mund të konsiderohen të vlefshme.
Lini një Përgjigje