TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2024, 17:17

Kreu i Konferencës së Sigurisë të Mynihut jep alarmin: Putin mund të sulmojë vendet e NATO-s!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Konferencës së Sigurisë të Mynihut jep alarmin: Putin

Heusgen, një këshilltar për politikën e jashtme për një kohë të gjatë i ish-kancelares Angela Merkel tha se nëse Putini nuk e humb luftën në Ukrainë, duhet të presim që ai të sulmojë edhe Republikën e Moldavisë ose shtetet baltike...

Kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, beson se një sulm rus në territorin e NATO-s nuk mund të përjashtohet nëse Ukraina humbet luftën.

Kur u pyet nëse i besonte deklaratave të Putinit për të sulmuar një vend të NATO-s, Heusgen tha për “Rheinische Post” se ekziston si mundësi. Ai tha se rreziku më i madh do të jetë nëse ai fiton luftën në Ukrainë. 

Sigurisht. Putin ka thënë disa herë se katastrofa më e madhe e shekullit të 20-të ishte rënia e Bashkimit Sovjetik, sepse la shumë rusë të bllokuar jashtë kufijve të Rusisë.  Putini dëshiron të rivendosë një Rusi të Madhe brenda kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik, një perandori botërore ruse në të cilën ai sundon si një car”, tha ai, raporton “Spiegel".

Heusgen, një këshilltar për politikë të jashtme për një kohë të gjatë i ish-kancelares Angela Merkel shtoi se nëse Putini nuk e humb luftën në Ukrainë, duhet të presim që ai të sulmojë edhe Republikën e Moldavisë ose shtetet baltike.

"Por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Ukraina të marrë armët dhe ndihmën ushtarake që i nevojiten për t'u mbrojtur me sukses kundër agresorëve rusë dhe për t'i dëbuar ata nga territori i saj", tha ai.

Heusgen ka shërbyer si këshilltar për politikë të Jashtme për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, në periudhën 2007-2017.

Ai, më pas, është emëruar ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, para se të emërohej si shef i konferencës së Mynihut.

Duke folur para një moderatori republikan amerikan, Tucker Carlsonit, këtë javë, Putin ka thënë se Rusia nuk ka ambicie territoriale sa u përket Polonisë dhe Letonisë.

Ai ka thënë se një pushtim rus në këto shtete të NATO-s mund të ndodhë vetëm nëse Polonia e sulmon Rusinë.

Konferenca e Sigurisë e Mynihut do të mbahet më 16-18 shkurt, dhe në të pritet të marrin pjesë 50 udhëheqës botërorë.

Lini një Përgjigje