TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2024, 14:44

Përhapet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite paralajmëron katastrofa nëse Izraeli sulmon Rafah

Shkruar nga Pamfleti

Përhapet konflikti në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite

Arabia Saudite ka paralajmëruar se nëse operacioni ushtarak i izraelit do të vazhdojë në Rafah, i cili është streha e fundit për qindra mijëra civilë palestinezë, do të shkaktojë një katastrofë humanitare. Riadi ka kërkuar ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë një deklarate Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë foli për pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme të një operacioni të tillë.

Riadi thekson se ata e refuzojnë dhe dënojnë zhvendosjen e detyruar të qindra të qindra mijëra civilëve që janë të detyruar të ikin për të shpëtuar nga sulmi i dhunshëm izraelit në Rripin e Gazës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite denoncon shkeljen e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe vë në dukje nevojën për të mbledhur urgjentisht Këshillin e Sigurimit për të parandaluar Izraelin të shkaktojë një katastrofë të afërt humanitare, përgjegjësia e së cilës është e të gjithë atyre që mbështesin sulmin.

Kujtohet se pasi urdhëroi ushtrinë të përgatiste një sulm në Rafah, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të premten kërkoi që t'i paraqitej një "plan i dyfishtë" për evakuimin" e civilëve dhe "shkatërrimin" e organizatës islamike palestineze Hamasi.

arabia saudite lindja e mesme izraeli rafah palestinë

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota