TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2024, 11:51

Çfarë po ndodh me kujtesën e Bidenit?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me kujtesën e Bidenit?

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, mbajti një konferencë urgjente mbrëmjen e së enjtes, për t’iu përgjigjur raportit të këshilltarit special, në të cilin presidenti përshkruhet si "një plak me qëllime të mira por me kujtesë të dobët".

Por në vend që të qetësonte demokratët në konferencën për shtyp, Biden bëri një gabim tjetër, duke iu referuar presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi si "presidenti i Meksikës" kur foli për zhvillimet diplomatike në luftën e Gazës.

Raporti dhe konferenca për shtyp e këshilltarit të posaçëm ringjallën shqetësimet e partisë për moshën e Biden dhe e sollën në shqyrtim aftësinë nëse ai duhet të kandidojë sërish apo jo.

Presidenti 81-vjeçar, më i moshuari në historinë e SHBA-së, këmbënguli të enjten se kujtesa e tij funksionon mirë. Por në raportin e tij, këshilltari special Robert Herr, i cili hetoi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Biden, përmblodhi gjendjen mendore të presidentit si të paaftë.

Ekipi i Trump ka thënë tashmë se synon të shfrytëzojë sarkazmën dhe ndonjëherë paqëndrueshmërinë e Biden për ta portretizuar atë si një viktimë të demencës senile.

joe biden shba

Lini një Përgjigje