
Ish-presidenti Donald Trump, ka thënë se nëse rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të shfuqizojë të gjitha kufizimet e armëve të miratuara nga Presidenti Joe Biden.
Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve, Trump u zotua se do të anulojë një rregull që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe kufizime të tjera.
“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë, ndoshta që ditën e parë”, tha Trump në fjalën e tij.
Ish-presidenti gjithashtu rikujtoi qëndresën e tij ndaj presionit për të vendosur kufizime për armët gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga 2017-2021.
Në vitin 2016, Trump kishte mbështetje të madhe nga Shoqata Kombëtare e Armëve.
Lini një Përgjigje