
Forcat ajrore izraelite sulmuan ditën e sotme qytetin Rafah në Rripin e Gazës. Sulmi erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatiste një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor në kufi me Egjiptin, pasi pritej një operacion tokësor.
Agjencia e lajmeve ‘Associated Press’, njoftoi se 28 persona mbetën të vrarë nga sulmet, ndërkohë që mes viktimave 10 prej tyre ishin fëmijë.
Netanyah-ut njoftoi ditën e djeshme se ushtria ishte urdhëruar të hartonte një plan për të evakuuar civilët nga qyteti, si dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit, për të cilat tha se ndodheshin në Rafah.
“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tij në Rafah”, tha Netanyahu në një deklaratë. Ai shtoi se aktiviteti intensiv (i grupit) në qytet, kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit.
Por në deklaratë nuk sqarohej një afat mbi hartimin e planit apo se kur kryeministri izraelit mendonte se do të evakuoheshin më shumë se 1.4 milionë palestinezët që ndodhen aty. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se në Gaza nuk ka më vende të sigurta.
Netanyahu tha këtë javë se qytetet e Rafahut dhe Khan Younisit janë "dy bastionet e fundit të Hamasit. Grupi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara një organizatë terroriste.
Njoftimi Netanyahut erdhi disa orë pasi Presidenti Joe Biden bëri kritika të forta lidhur me fushatën ushtarake izraelite në Gazë. Gjatë një konference për shtyp ai e quajti operacionin ushtarak të Izraelit të ekzagjeruar.
Lini një Përgjigje