TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2024, 15:03

Para 6 viteve i vranë nënën, para tre ditësh i ekzekutuan babanë, flet djali i biznesmenit grek: Pse duhet të kalojë dy herë këtë torturë

Shkruar nga Pamfleti

Para 6 viteve i vranë nënën, para tre ditësh i ekzekutuan

Djali i biznesmenit grek Kristos Jalas, Jorgo Jala, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

Kristos Jala, u vra natën e së mërkurës, në rajonin e Mandrës, pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij. Po ashtu edhe gruaja e tij në vitin 2018 u gjet e vrarë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse?”, tha ai “Prototthema”, duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Jorgo Jalas

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Kristos Jala, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit, u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Kristos Jala, ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Kristo Jalas dhe nëna e Jorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

Atë e vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Kristos Jala, atëherë shkoi menjëherë në vendin e vrasjes, pasi edhe pse ishte rimartuar me një shqiptare nga Elbasani, por mbante marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten.

“Policia do të kërkojë… Gjithçka… Aty kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dimë pse ndodhi”, deklaroi Kristos Jalas për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Vihet re se sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja, pasi autorët e huaj besonin se ajo do të kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj, teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

greqi vrasja biznesmenit grek

Lini një Përgjigje